Ramadani sjell entuziazëm te Përfaqësuesja e Kosovës

10 Gusht 2016 - 09:02      

Taip Ramadani ka bërë udhëtim prej 40 orësh për të ardhur në Kosovë. Misionin e ka të qartë, ta bëjë gati Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll për paraqitje të denjë në ciklin e ardhshëm eliminator.

Ramadani, që jeton në Australi, do të largohet pas disa ditësh nga Kosova, për të ardhur prapë në fillim të shtatorit dhe për të qëndruar për disa muaj, deri në janar të vitit të ardhshëm. Ramadani ka nisur punën me përfaqësuese dhjetë ditë më parë dhe kampin e parë e mbyll të mërkurën (sot), shkruan Koha Ditore.

Ai është shumë entuziast për punën që e bën dhe optimist për të ardhme të ndritur, ndonëse është i vetëdijshëm edhe për vështirësitë që ka. Te lojtarët që i ka grumbulluar ka parë potencial dhe përkushtim për punë maksimale. Por ka parë edhe përgatitje jo të kënaqshme fizike dhe ndonjë mangësi tjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...