Ramosi ia siguron vazhdimet Realit kundër Sevillas

9 Gusht 2016 - 22:40      

Sergio Ramos nga fytyra fatkeqe është shndërruar në hero të Real Madridit kundër Sevillas në Superkupën e Europës.

Kapiteni i “Mbretërve” u shndërrua në një figurë tragjike kur në minutën e 72-të shkaktoi penalltinë të cilën e ktheu në gol Koloplyanka për rezultatin 2 me 1, mirëpo mbrojtësi spanjoll në minutën e tretë shtesë të takimit realizoi golin me kokë për t’ia siguruar vazhdimet Realit.

Real Madridi, kampion i “Championsit” nisi mirë takimin kundër kampionit të Europa Ligës, duke realizuar gol në minutën e 21-të.

20-vjeçari Marco Asensio me një eurogol mposhti portierin Rico, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij, por katër minuta para fundit të pjesës së parë barazoi Sevilla.

Ishte Franco Vazquez që me një goditje në këndin e majtë të portës, mposhti portierin Kiko Casilla.

Koloplyanka realizoi nga penalltia në minutën e 72-të ndërsa Ramos realizoi në minutën e 93-të.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...