9 Gusht 2016 - 22:01
Sulmuesi kosovar pati një sezon të shkëlqyer me ekipin U-21, që i solli edhe debutimin për ekipin e parë.
Ai debutoi në raundin e tretë të Kupës FA ndaj Norwichit në janar dhe më pas pati edhe tri paraqitje tjera për ekipin e Manuel Pellegrinit.
19-vjeçari më pas u shpërblye me kontratë të re trevjeçare dhe tani nga tifozët është zgjedhur si më i miri i të rinjve të “Qytetarëve”.
“Fillimisht, dua të falënderoj të gjithë fansat që votuan për mua. Ka shumë talente të mëdha në këtë klub andaj është nder i madh për mua. Ishte sezon shumë i mirë për mua dhe ekipin. Kam luajtur thuajse gjithë sezonin për ekipin U-21 dhe kam shënuar disa gola të mirë. Pa ekipin dhe lojtarët e mrekullueshëm rreth meje, nuk do t’ia dilja. Pata shansin edhe në ekipin e parë dhe isha shumë i lumtur që mu dha mundësia të luaja dhe të tregoja sa jam i mirë”, ka thënë Celina pasi mori çmimin, transmeton koha.net.
Sulmuesi pati rastin për të luajtur në ekipin e parë edhe në turneun para-sezonal nën urdhrat e trajnerit të ri Pep Guardiola.
“Shkuam në Kinë dhe luajtëm ndaj Bayernit. U përfshiva në ekip dhe jam shumë falënderues që më dhanë rastin për të luajtur me një ekip kaq të mirë dhe trajner të madh”, ka shtuar Celina.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...