9 Gusht 2016 - 16:09
“Majlinda ka punuar me përkushtim dhe dinjitet, duke lënë interesat e veta personale për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës, duke treguar shembull të pashoq, të cilin shembull duhet të ndjekin të gjithë sportistët që duan të nderojnë dhe të mbrojnë ngjyrat e Kosovës”, thotë FFK.
FFK më tutje gjithashtu ka uruar edhe Komitetin Olimpik dhe Federatën e Xhudos, transmeton Koha.net.
Në mbledhjen e mbajtur sot KE e FFK-së shqyrtoi dhe miratoi edhe projektet që do të përkrahen nga UEFA për kompleksin sportivë të FFK-së si dhe ndihmën për të gjitha klubet e futbollit. Po ashtu KE, thuhet në komunikatë, shqyrtoi dhe miratoi edhe raportin e punës të Qendrës Edukative të Trajnerëve, ku 76 trajnerë kanë marrë Licencën për trajnerë fillestarë dhe “B” si dhe raportin e Komisionit të Gjyqtarëve për normat fizike të mbajtura fundjavën e kaluar.
“Nga 202 gjyqtarë 165 iu nënshtruan normave fizike e ku të suksesshme ishin 145 dhe 20 gjyqtarë nuk arritën të kalojnë normat, të cilët do të riprovohen më vonë”, thotë FFK.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...