RrGGK: Majlinda bëri më shumë për shtetin sesa që bëri shteti për të

9 Gusht 2016 - 15:30      

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) konsideron se Majlinda Kelmendi bëri më shumë për shtetin e Kosovës, sesa që bëri shteti për të. Ky rrjet përmes një komunikate e ka uruar atë për suksesin.

Në komunikatë theksohet:
Për herë të parë këtë vit, Kosova po merr pjesë në lojërat olimpike 2016 që po mbahen në Rio de Janeiro në Brazil. Në të vërtetë ishte Mjalinda Kelmendi që bëri historinë në Kosovë, duke u bërë më e mira në botë kur fitoi medaljen e parë të artë të titullit për gratë xhudiste deri në 52kg.

Fillimisht si kampione e botës në xhudo, e tani kampione olimpike, Majlinda u vërtetoi të gjithëve edhe një herë që me punë dhe mund të madh mund të arrihet gjithçka. Mosnjohja e Republikës së Kosovës në garat që ajo merrte pjesë, dhe mos përkrahja nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës në asnjë lloj mënyre, e ka bërë shumë të vështirë punën e saj. Pavarësisht ofertave të shumta që ka marrë nga shtete të tjera, Majlinda asnjëherë nuk ndaloi ëndrrën e saj që një ditë të përfaqësojë Kosovën.

“Unë arrita të bëhem më e mira në botë dhe kisha vetëm trajnerin tim, asgjë më shumë”, u shpreh Majlinda menjëherë pasi që fitoi medaljen.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dhe e gjithë Kosova e përgëzojnë pafund Majlinda Kelmendin për arritjet e vazhdueshme të saj dhe shpresojmë që të arrijë të fuqizoj dhe të motivoj edhe vajza të tjera në Kosovë që t’i realizojnë ëndërrat e tyre.

Gjithashtu, shpresojmë që përfaqësuesit e Republikës së Kosovës të marrin më seriozisht përkrahjen e sportistëve dhe artistëve sepse përkrahja e tillë jo vetëm që fuqizon dhe u jep mundësinë talenteve të sfidojnë veten por edhe i jep mundësinë Kosovës si një shtet i ri të zhvillohet më tutje në fushën e sportit dhe të artit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...