Foto: Reuters

Thirrje që Majlinda Kelmendit t’i organizohet pritje dinjitoze

9 Gusht 2016 - 13:58      

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica ka kërkuar nga institucionet që të organizojnë pritje të veçantë xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila me fitoren e saj në Lojërat Olimpike në Rio i solli Kosovës, jo vetëm medaljen e artë, por edhe popullaritet në përmasa botërore.

Këtë thirrje Reçica e ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën ndër të tjera po shqyrtohej Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Majlinda e artë e meriton një pritje madhështore nga të gjithë shtetasit e Kosovës.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...