UEFA zyrtarizon Stones si lojtar të Cityt [foto]

9 Gusht 2016 - 11:53      

Mbrojtësi i Evertonit, John Stones është përfshirë në listën e skuadrës së Manchester Cityt për ndeshjet e ‘play-offit’ në Ligën e Kampionëve kundër Steaua Bucharestit, sipas një liste të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s.

City duhej të dorëzonte deri në ora 23:00 të hënën listën e plotë të skuadrës për këto dy ndeshje në UEFA, dhe Stones ishte paraqitur në këtë listë, përkundër që ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Manchester City apo Evertoni, transmeton Koha.net. Gjithashtu i është konfirmuar edhe numri 24 që ai do të bartë.

Stones është i lidhur me një kalim te City për një çmim rreth 46 milionë euro, raporton Manchester Evening Neës.

Kurse UEFA ka konfirmuar se kjo listë e lojtarëve është dorëzuar nga City dhe ashtu është publikuar.

“Ai ishte në listën e skuadrës që morëm nga Manchester City. Afati i fundit ishte dje dhe lojtari ishte në këtë listë. Ai është regjistruar që të luajë për Cityn. Tani jemi duke e kontrolluar pasi kemi pasur shumë telefonata rreth kësaj”, thuhet në konfirmimin e UEFA-s.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...