9 Gusht 2016 - 11:06
Pogba, i cili dje kompletoi transferimin rekord te Unitedi nga skuadra e Juventusit për rreth 120 milionë euro, ka thënë se ka folur edhe me lojtarë të tjerë për Mourinhon para se të rikthehej në Old Trafford, transmeton Koha.net.
“Kam folur me shumë lojtarë për Mourinhon, si Morata dhe Varane. Të gjithë më kanë thënë se ai është trajneri i duhur për mua, ai do të më përmirësoj shumë, ai të bën të punosh shumë”, është shprehur Pogba për MUTV.
Ai më tutje ka treguar se ka pasur disa biseda pozitive me Mourinhon para se të transferohej në Old Trafford.
“Kam folur me të disa herë dhe ai më ka dhënë energji, pozitivitet. Po mendoja ‘pse jo’. Jam i sigurt se ai mund të më përmirësoj, të më bëj lojtar më të mirë dhe person më të mirë”, është shprehur francezi.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...