Një ish-mashtrues dopingu po ndihmon të pastrohet sporti

9 Gusht 2016 - 10:52      

Victor Conte është kthyer në biznes dhe këtë herë insiston se është legal, shkruan Reuters.

Njeriu që u burgos para një dekade për shkak se ndihmonte atletët të jenë më të shpejtë dhe më të fortë, duke i furnizuar me stereoide ilegale tash po ofron shtesa ushqimore për brezin e ri të sportistëve elitarë, kryesisht nga boksi, por edhe të arteve merciale, përcjell Koha Ditore.

Conte thotë se kompania e tij furnizuese - SNAC, është në rrugë të mbarë që falë shitjeve këtë vit të arrijë shumën deri në pesë milionë dollarë. Me bazë në San Carlos të Californias, është vetëm disa kilometra larg laboratorit BALCO, i njohur për skandalin më të madh të dopingut në SHBA. Por, për dallim nga BALCO, të gjitha produktet që gjenden në raftet e SNAC-ut, i plotësojnë standardet globale të antidopingut.

Conte, i cili vuajti dënimin prej katër muajsh në burgun federal në vitin 2006 për furnizimin e qindra sportistëve me doping, thotë se gjithçka që ka mbetur nga laboratori BALCO, janë disa kujtime të hidhura... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...