Reali i “përgjysmuar” kërkon Superkupën e Evropës

9 Gusht 2016 - 09:15      

Me gjithë mungesat e shumta, skuadra e Real Madridit llogaritet favorite përballë Sevillas në ndeshjen e Superkupës së Evropës. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën (sot) mbrëma në Trondheim të Norvegjisë (20:45).

Real Madridi është fitues i Ligës së Kampionëve për edicionin 2015/16, ndërsa Sevilla në të njëjtin edicion triumfoi në Ligën e Evropës, përcjell Koha Ditore. Trajneri i Realit, Zinedine Zidane do të ketë mungesa të shumta për këtë ndeshje.

Ai në listën e lojtarëve nuk ka përfshirë katër yje të skuadrës: Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Toni Kroos e Pepe. Sulmuesi francez Karim Benzema edhe pse është i dyshimtë për shkak të lëndimit, është inkuadruar në skuadër nga Zidane, i cili ka përfshirë edhe të birin e tij, portierin 18-vjeçar, Luca.

Sevilla gjatë kësaj vere ka bërë hiq më pak se dhjetë përforcime, përfshirë këtu edhe trajnerin Jorge Sampaoli që ka zëvendësuar Unai Emeryn që mori drejtimin e PSG-së... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...