Ulëset e zbrazëta, problem në LO “Rio 2016”

9 Gusht 2016 - 10:11      

Organizatorët e lojërave olimpike "Rio 2016" po kanë vështirësi për t'i mbushur arenat, pasi një numër i konsiderueshëm i ulëseve janë të zbrazëta në shumicën e sporteve, derisa Brazili po e kërkon medaljen e parë të artë, shkruan Reuters.

Shikuesit në sesionet e mëngjesit të sporteve më pak të popullarizuara janë shumë të rrallë, ndonëse organizatorët po insistojnë se 82 për qind e të gjitha biletave janë shitur, përcjell Koha Ditore. Sesioni i së dielës mbrëma në peshëngritje është zhvilluar me palestër gjysmë të mbushur, derisa sporti i ragbit te femrat gjatë ditës së hënë kishte një numër jashtëzakonisht të vogël spektatorësh. Më shumë se gjysma e ulëseve në stadiumin "Deodoro" ishin të zbrazëta.

Po ashtu, edhe garat me kajak dhe ato të çiklizmit të mbajtura më herët, nuk kanë tërhequr shumë shikues. Shefi i biletave në LO "Rio 2016" Donovan Ferreti, jep një shpjegim tjetër në lidhje me numrin e zbrazët të ulëseve.

"Kemi shumë sesione të dyfishta, kështu që spektatorët ose përcjellin sesionin e mbrëmjes ose të mëngjesit. Ne mund të konfirmojmë se kemi shitur mbi 80 për qind të biletave për të gjitha ngjarjet në Lojërat Olimpike", shtoi Ferreti.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...