Për brazilianët “Rio 2016” ka të bëjë vetëm me futbollin

9 Gusht 2016 - 10:05      

Në Lojërat Olimpike "Rio 2016" janë 28 sporte të ndryshme, por në ditët e para të kësaj ngjarjeje, futbolli ka qenë i pranishëm në të gjitha ngjarjet sportive.

Në stadiumet dhe të gjitha arenat e Rios, tifozët brazilianë kanë brohoritur zhurmshëm në përkrahje të skuadrave Fluminense dhe Flamengo, pastaj kanë valëvitur flamujt e Cruzeiros e Sao Paulos dhe janë paraqitur me fanellat e Gremios, Botafogos, Internacionalit e shumë skuadrave tjera të futbollit në Brazil, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Tifozët kanë sjellë një atmosferë futbolli në të gjitha sportet e Lojërave Olimpike që janë zhvilluar në ditët e para, duke brohoritur me pasion për ekipet e tyre të zemrës dhe njëkohësisht duke fyer kundërshtarët.

Në momentet e qetësisë, tifozët kanë brohoritur nëpër meçet e tenisit dhe boksit për Corinthiansin dhe Palmeirasin, duke anashkaluar sportistët e sporteve tjera. Brohoritjet "Përpara Corinthians!" nëpër ngjarjet sportive të LO "Rio 2016" janë të zakonshme, sikurse thirrjet "Përpara Brazil!".... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...