Skandalet i vënë hije të rëndë Shqipërisë në Rio

9 Gusht 2016 - 08:21      

Shqipëria ka nisur edhe një Olimpiadë të re me shpresë për medaljen e parë, por janë skandalet e ndryshme ato që kanë bërë bujë tek ekipi olimpik i Shqipërisë në hapje të "Rio 2016". Ishin sportistët pjesëmarrës që kanë bërë akuza të ndryshme ndaj drejtuesve në ditët e para të Lojërave Olimpike të Rios, shkruan sot Koha Ditore.

Akuzat e fundit u bënë lidhur me pjesëmarrjen e notarit Sidni Hoxha. Ishte babai i tij, Shpëtim Hoxha, që tha se notari rrezikon konkurrimin në 50 metra stil të lirë, pasi drejtuesit e delegacionit të Shqipërisë kanë ngatërruar kohën më të mirë të notarit. Për këtë notari Hoxha është vendosur në një bateri të dobët e jo në bateri më të fortë, në të cilën është dashur të jetë në bazë të rekordit që e ka.

"Dua të denoncoj shkatërrimin që i është bërë sportistit Sidni Hoxha si për bursën olimpike, si për mosdhënien e shpërblimeve dhe së fundi sportisti është në pikën kritike për të mos marrë pjesë në Olimpiadë. Arsyeja është për një shpërdorim detyre që kanë bërë, duke i ndryshuar rezultatin në 50 metra stil të lirë ku do të garojë", ka thënë babai i notarit për "Panorama Sport".
Ai ka treguar se në vend që si rezultat më i mirë i notarit të jepej koha e vërtetë prej 22.93, është dhënë koha prej 29.93. Për këtë gabim ai është vendosur në baterinë e parë me një grup notarësh të dobët.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...