Nikoliq ankohet pse Kosova është pranuar në KON

8 Gusht 2016 - 21:25      

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka folur sot në Rio de Janeiro me kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Tomas Bach dhe gjatë bisedës ka shfaqur brengosjen pse KON, pa konsultim me Serbinë, ka lejuar që Kosova të bëhet anëtare e tij, përcjell Koha.net.

Nikoliq ka theksuar, njofton FoNet, se kjo “i ka goditur të gjithë banorët e Serbisë, pasi, sipas tij, anëtarësimi ngjan në përkrahje të pavarësisë” të ashtuquajturit shtet të Kosovës, e ka thënë kryetari serb.

„Do të vazhdojmë të marrim pjesë në të gjitha garat, por do të duhej të zbatoheshin disa nga parimet e vendosura siç është parimi lidhur me Tajvanin dhe të propozohen mënyra se si Kosova do të merrte pjesë në gara”, ka thënë Nikoliq.

„Ia kam tërhequr vërejtjen kryetarit të KON-it se është shumë vështirë të organizohen gara kualifikuese nëse në to do të merrnin pjesë përfaqësues të Serbisë e të Kosovës”, ka shtuar ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...