8 Gusht 2016 - 19:57
Nora Gjakova arriti të kalonte fazën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, por u eliminua në fazën e dytë pasi u mposht nga Corina Caprioriu.
“Nora është ajo që sot përkundër mendimit tim që ndoshta do ishte më mirë të anulonte pjesëmarrjen në Olimpiadë, deshi të garojë luftoi aq sa mundi fitoi një luftë mandej humbi nga rumunja të cilën e kishte mposht vitin e kaluar në Baku, por dy muaj pa stërvitje adekuate megjithatë ishin pengesë drejt medaljes!”, ka shkruar ai në Facebook.
Toni ka shprehur po ashtu dëshirën që të dalë në pension pasi ka fituar gjithçka me xhudistet e tija, por ka thënë se i ka premtuar Norës që do të punojë me të deri në Olimpiadën e ardhshme “Tokio 2020”.
“I premtova Norës që do punoj me të deri në Tokio edhe pse do doja të dal në pension...”
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...