Foto: Reuters

Le Monde: Majlinda Kelmendi, ylli i shtatë i Kosovës

8 Gusht 2016 - 13:56      

E përditshmja franceze Le Monde ka shkruar një artikull për suksesin e Majlinda Kelmendit pas suksesit që ajo arriti në Rio 2016, në të cilin shkruan se “Majlinda Kelmendi është ylli i shtatë i Kosovës”.

“1.8 milionë kosovarë kishin sytë drejt televizionit të dielën, 7 gusht. Vetëm dy ditë pasi ajo barti me krenari, për herë të parë, flamurin me gjashtë yje në ceremoninë hapëse në Lojërat Olimpike në Rio në stadiumin legjendar në Maracana”, shkruan Le Monde, për të shtuar më tutje se “Majlinda Kelmendi bëri që himni i Kosovës të ndihet për herë të parë në Rio pas fitores kundër italianes Odette Giuffrida në kategorinë deri në 52 kg”.

Kurse xhudistja franceze, Priscilla Gneto e ka përshkruar atë si një makinë e fuqishme, transmeton Koha.net.

“Kjo vajzë është një makinë, është shumë e fuqishme. Por, përkushtimi është arma e saj më e fuqishme. Ajo nuk lë asgjë”, ka thënë Gneto, e cila asnjëherë nuk ka shijuar fitoren kundër Majlindës.

Me flokët e vendosura prapa, sytë e zinj, dhe buzëqeshje të rrallë, gjithçka në fizikun e Majlinda Kelmendit shfaq përkushtimin. “Isha një fëmijë i qetë, por ushtrimet në xhudo më ndryshuan, më bënë më agresive”, kishte thënë Majlinda më parë, citon Le Monde.

Le Monde nuk e lë pa përmendur edhe trajnerin e saj, Driton Kuka, për të cilin thotë se “është ai që e ka farkëtuar këtë karakter te Majlinda Kelmendi”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...