Si raportojnë mediat e Beogradit për të artën e Majlindës

8 Gusht 2016 - 12:58      

Për suksesin e madh të Majlinda Kelmendit në “Rio 2016” ka informuar edhe shtypi i Beogradit. Agjencia e njohur e lajmeve “B92” e fillon raportin lidhur me këtë ngjarje me këtë fjali:

“Xhudistja Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg dhe kështu i ka sjellë Kosovës sukses historik”.

Në vazhdim kjo agjenci serbe e lajmeve informon rreth historikut të Majlindës deri në ditët e sotme duke përfunduar raportin me konstatimin se “Kelmendi ka fituar në Lojërat e Londrës para katër viteve medaljen e bronzit, por se atëherë kishte garuar nën flamurin e Shqipërisë”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...