8 Gusht 2016 - 12:00
Djaloshi fotogjenik është Leroy Sane, 20-vjeçar, që pak ditë më parë ishte bërë lojtari më i shtrenjtë gjerman i të gjitha kohërave, shkruan Daily Mail.
Është një transferim i madh. Manchester City i pagoi Schalkes 37 milionë funte, por marrëveshja mund të rritet në 42 milionë funte varësisht nga performanca, transmeton Koha.net.
Sane është transferimi më i shtrenjtë i verës së parë të Pep Guardiolas në futbollin anglez dhe sjell pritje të mëdha. Kjo marrëveshje kalon shifrat që janë paguar për lojtarë gjermanë si Mesut Oezil, Mats Hummels, Mario Goetze apo Manuel Neuer në pesë vitet e fundit.
Sane, nuk duhet harruar, se ka vetëm 47 ndeshje në Bundesligën gjermane.
Në Gjermani ka një sens si të krenarisë ashtu edhe hutimi. "Sport Bild" është ankuar: "Humbja e një superylli potencial ndërkombëtar shumë herët"...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...