Foto: Reuters

Neymar po mundohet të ndryshojë storien në fushë dhe në qytetin e tij

8 Gusht 2016 - 11:27      

Lojërat Olimpike për fëmijë, kanë mbajtur ceremoninë hapëse të premten në Institutin Neymar Jr, të themeluar nga ylli brazilian i futbollit, që ka pranuar dy përgjegjësi prej olimpisti.

Ajo më publike përfshin Lojërat Olimpike "Rio 2016", ku Neymar 24-vjeçar, do të tentojë t'ia rikthejë Brazilit shkëlqimin në futboll. Vendi që njihet për futbollin dhe ka fituar pesë herë Kupën e Botës, kurrë nuk ka fituar një medalje të artë olimpike, shkruan NYT.

Një barazim 0:0 të enjten mbrëma ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen e parë të "Rio 2016", nuk e ka shëruar traumën që është shkaktuar nga humbja e thellë 7:1 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale të Botërorit 2014 që mbajt në Brazil, një turp nacional të cilit edhe vetë nëna e Neymarit i referohet vetëm si "situata", përcjell Koha Ditore.

Por Neymar po ashtu është duke tentuar të ringjallë lagjen e tij të fëmijërisë “Praia Grande”, të shkatërruar, një vend bregdetar rreth një orë rrugë në periferi të Sao Paulos. Zona përreth institutit të tij të të rinjve quhet "Oborri i Lavdisë", por është një komunitet i varfër dhe i rrezikshëm me problemet me drogë, prostitucion dhe mungesë të shkollave të mira dhe punëve...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...