Foto: Reuters

Hosszu, më në fund arrin medaljen që i ka munguar

8 Gusht 2016 - 10:15      

Pesë herë kampione e botës, por asnjë medalje olimpike nga tri pjesëmarrjet e kaluara në Lojërat Olimpike. Por hungarezja Katinka Hosszu më në fund arriti të artën të shtunën mbrëma dhe madje "shkatërroi" rekordin e botës në disiplinën e notit 400 metra stil të përzier në "Rio 2016".

"Vajza e hekurt" vendosi një temp të jashtëzakonshëm duke dërrmuar konkurrencën dhe thyer rekordin e botës që e kishte vendosur kinezja Ye Shiwen në "Londra 2012", përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Në të vërtetë, ajo kishte qenë pranë të thyente rekordin e botës edhe gjatë kualifikimeve të shtunën paradite. Kur kaloi 300 metra dhe u fut në 100 metërshin e fundit, në stilin krol, ajo ishte për 5.25 sekonda më e shpejt se rekordi i botës për atë distancë.

Përfundoi me kohë prej 4:26.36 sekondave, në një garë të lodhshme ku notaret kanë nga 100 metra në katër stilet: delfin, shpinë, bretkosë dhe krol. Theu rekordin e botës për 2.07 sekonda....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...