Foto: Reuters

Çiklisti Guri nuk u ndal edhe pasi u diskualifikua

8 Gusht 2016 - 10:06      

Qëndrim Guri nuk e ka përfunduar garën e tij më të rëndësishme të karrierës, por tregon se ia ka dalë të përfundojë shtegun në garën e rrugës (Road Race) në çiklizëm në lojërat olimpike "Rio 2016".

Guri, të shtunën në ditën e parë zyrtare të garave në "Rio 2016", ishte një prej 144 çiklistëve që e nisën garën e rrugës, shkruan Koha Ditore. Është kjo një prej garave më të vështira të çiklizmit. Guri në Rio de Janeiro të Brazilit udhëtoi me ftesë, ndërsa është në mesin e më shumë se gjysmës së çiklistëve që nuk ia dolën të përfundojnë garën e rrugës.

Çiklisti 22-vjeçar nga Ferizaj ka treguar të dielën për gazetën se megjithatë e ka kaluar tërë shtegun prej 241,5 kilometrash, ndonëse ishte diskualifikuar në kilometrin e 80-të.

Ai është diskualifikuar pasi nuk ka arritur limitin e kërkuar të kohës për të vazhduar garën, por e ka shfrytëzuar të drejtën që të pedalojë jashtë konkurrencës....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...