8 Gusht 2016 - 09:20
Të gjitha këto kanë mbetur vlerësime të vogla të dielën mbrëma. Karriera e 25-vjeçares nga Peja, të dielën mbrëma njohu një dimension të ri. Ajo u bë e pavdekshme. U shndërrua në legjendë të sportit të Kosovës dhe sportit shqiptar në përgjithësi, shkruan Koha Ditore.
Majlinda Kelmendi, xhudistja kosovare, më në fund fitoi medaljen e vetme që i mungonte në karrierë. Fitoi medaljen olimpike. Madje të artën olimpike. Tashmë Majlinda i ka të gjitha medaljet e mundshme. Ka dhjetëra medalje të çmueshme, por janë pesë medalje, pesë suksese, pesë fitore, që e shndërrojnë në të pavdekshme. Në legjendë të sportit.
Rrugëtimi i Majlindës në sportin e xhudos ka nisur rreth 15 vjet më parë. Stacioni i parë që e ngriti në elitë botërore ishte pikërisht në Rio de Janeiro të Brazilit. Në Rio ishte edhe stacioni që ia siguroi suksesin më të madh deri më tash - medaljen olimpike...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...