Foto: Reuters

Phelps i pandalshëm - merr medaljen e 23

8 Gusht 2016 - 08:50      

Notari amerikan Michael Phelps fitoi në orët e para të mëngjesit të sotëm medaljen e 19-të të artë në Lojërat Olimpike, të 23-tën në total (2 të argjendta e dy të bronzta), duke vazhduar të thyejë rekordet e tij.

31 vjeçari me më shumë medalje olimpike triumfoi në stafetën 4×100 metra miks në Olimpiadën e Rios.

Stafeta amerikane, ku bënte pjesë edhe Phelps, dha kohën 3’09”92, duke marrë medaljen e artë, ndërsa medalja e argjendit u fitua nga Franca dhe ajo e bronzit nga Australia.

Nëse dikush është mësuar me atmosferën dhe presion, është Phelps, por edhe ai e ndjeu këtë moment.

“Mendova se do t’më shpërthente zemra, isha shumë i emocionuar”, thotë ai. “Zhurma e rrahjeve të zemrës ishte shumë e madhe, sa që nuk besoj ta kem dëgjuar në atë mënyrë ndonjëherë”.

Olimpisti më i dekoruar i të gjitha kohërave tani ka të fituara medalje të arta në katër Lojëra Olimpike të ndryshme, që është edhe notari i parë që e arrin këtë.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...