Juve i jep leje Pogbas të kryejë testet mjekësore tek Unitedi

7 Gusht 2016 - 15:37      

Manchester Unitedi dhe Juventusi më në fund kanë arritur marrëveshje për transferimin e Paul Pogbas në Old Trafford, me kampionin italian që raportohet se i ka dhënë leje francezit për të kryer testet mjekësore te klubi anglez.

Daily Mail shkruan se 23 vjeçari do të transferohet për një çmim rekord, transmeton Koha.net. Për shërbimet e tij Unitedi do të derdhë rreth 130 milionë euro, së bashku me bonuse, në arkat e Juventusit.

Ditë më parë edhe Mourinho e kishte konfirmuar se transferimi i tij do të përfundojë para fillimit të Premier Ligës.

Kurse edhe e Corriere dello Sport në ballinën e saj e jep këtë lajm. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...