Foto: Reuters

Refugjatja që shpëtoi 20 jetë në Mesdhe, fiton në 100m not

7 Gusht 2016 - 15:25      

Një vit më parë, Yursa Mardini luftoi me jetën duke kaluar detin Mesdhe me not, si refugjate libaneze për të mbërritur në Europë, ndërsa tani ajo arriti të prekte nga afër, si protagoniste, magjinë e Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Notarja siriane fitoi garën e 100 metërshit në stilin flutur, në pishinën “Aquatics”. Edhe pse triumfuese, fatkeqësisht koha e realizimit të garës nuk i dha asaj rekordin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Por, Mardini i la pas spektatorëve të “Rio 2016” një histori prekëse, që përloti thuajse të gjithë botën.

Vitin e shkuar, 18-vjeçarja së bashku me motrën e saj u nisën nga Siria me një varkë të projektuar për 6 persona, por që në fakt në të udhëtonin 20, udhëtim ky që për mijëra refugjatë është kthyer në një rutinë të zakonshme, edhe pse pas saj fshihej një risk shumë i madh për jetën.

Mbingarkesa në kuvertën e anijes bëri që motori i saj të prishej. Mardinit, së bashku me 19 refugjatë të tjerë iu desh të notonin thuajse 3 orë e gjysmë deri në Lesbos. Por jo të gjithë kishin aftësitë e saj për të notuar, ndaj iu desh të ndihmonte edhe bashkudhëtarët, për të arritur në brigjet e ishullit grek, transmeton TCH.

Yursa Mardini fitoi azil në Berlin, ku talenti i saj nuk mund të mos mbetej pa u vënë re. Pasi arriti në Gjermani, Komiteti Olimpik Sirian u vu në dijeni të kësaj historie, duke e ftuar atë në Lojërat Olimpike. Tashmë Yursa Mardinin e njohin si vajza që kaloi detin Mesdhe me not, një histori që u kthye në frymëzim për të gjithë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...