Bonucci refuzon Cityn

7 Gusht 2016 - 14:15      

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt, përkundër që klubi anglez i ka ofruar dyfishim të pagës që merr tani te Juve, raporton La Gazzetta dello Sport.

Sipas raporteve thuhet se Bonucci e ka refuzuar këtë ofertë pasi dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, transmeton Koha.net.

Por, përveç kësaj edhe Juventusi ka refuzuar ofertën e Cityt prej 44 milionë euro për Bonuccin gjatë Euro 2016, kurse as oferta e dytë prej 58 milionë euro nuk e ka bindur kampionin e Italisë që ta lërë të lirë mbrojtësin e saj.

29 vjeçari pritet të rinovojë kontratën me Juventusin, e cila do t’i ofrojë edhe ngritje të pagës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...