Foto: AP

Përveç Majlinda Kelmendit sot garon edhe Rita Zeqiri në Rio

7 Gusht 2016 - 13:04      

Përveç Majlinda Kelmendit, sot në Rio do të garojë edhe notarja Rita Zeqiri.

Televizioni publik transmeton se Zeqiri do të garojë në disiplinën e 100 metrave në shpinë nga ora 18:00. Ajo do të startojë në baterinë e dytë.

E vetëdijshme për konkurrencën e madhe në not, Zeqiri do të ndahej e kënaqur edhe nëse arrin ta përmirësojë rekordin e vet personal.

“Gjithçka deri më tash ka qenë në rregull, akomodimi dhe organizimi janë në nivel. Besoj se edhe ushtrimet kanë shkuar mirë dhe shpresoj për një rezultat të mirë në garë“, ka thënë Rita Zeqiri.

Ndërkohë, trajneri Enver Hajredini, është shprehur i kënaqur me atë çfarë ka treguar Rita në stërvitje.

“Sa i përket përgatitjeve gjithçka ka shkuar si duhet. Transporti ka qenë shumë i rregullt, pishinat janë jashtëzakonisht në nivel, prandaj shpresoj se edhe në garë do të shkoj gjithçka në rregull”, ka thënë Hajredini.

Notari tjetër i Kosovës në këtë Olimpiadë, Lum Zhaveli, garat i zhvillon më 12 gusht.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...