Foto: Koha

Lëndimi i “armës më të fortë” të Rexhës

7 Gusht 2016 - 11:27      

Kastriot Rexha armën më të fortë në zonën e 16-metërshit të kundërshtarit ka gjuajtjet me kokë. Me kokë ka shënuar gola të rëndësishëm për skuadrat ku ka luajtur. Por, karriera e tij ka qenë në rrezik sa ishte lojtar i Hysit dhe kjo për shkak të lëndimit në kokë. Sapo kishte nisur karrierën si profesionist, kishte pësuar një lëndim të kokës. Ishte vetëm 19 vjeç dhe karriera ishte vënë në rrezik.

"Në ndeshjen kundër 2 Korrikut në një duel me kundërshtarin lëndova sinusin frontal. Menjëherë i jam nënshtruar operimit", kujton Rexha kohën të cilën e vlerëson si më të keqen në karrierën e tij.

"Është dashur të pushoj për një vit dhe kam humbur hapin dhe formën e mirë që gëzoja në atë fillim", tregon Rexha, në një bisedë për gazetën Koha Ditore.

Sulmuesi shtatlartë thotë se pas çdo lëndimi çdo futbollisti i shkon mendja nëse do t'ia dalë të kthehet për të luajtur sërish. Ky mendim ishte sjellë edhe në kokën e tij dhe kishte bazë për të menduar kështu. Bëhej fjalë për një lëndim delikat... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...