Foto: Reuters

Guardiola: Duhet të jetoj me lojtarët e mi që t’i njoh

7 Gusht 2016 - 08:53      

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se për t’i njohur mirë lojtarët e tij duhet të jetojë me ta, në mënyrë që të nxjerr më të mirën prej tyre në fushën e lojës.

Guardiola, i cili për herë të parë menaxhon një ekip në Premier Ligë, ka shtuar se po jep gjithçka që të njohë më mirë lojtarët e tij në prag të fillimit të sezonit, transmeton Koha.net.

“Për t’i njohur lojtarët duhet të jetoni me ta, të ushqeheni, të flisni, të ushtroni me ta, dhe t’i njihni më shumë. Jam shumë i kënaqur me parasezonin, jam i kënaqur me sjelljen e të gjithë lojtarëve. Mendoj se në aspektin e karakterit dhe shpirtit ne do të jemi një ekip i vërtetë dhe kjo është ajo që dua”, ka thënë Guardiola në një konferencë për media, raporton Goal.

Ai ka kërkuar nga lojtarët që të jenë agresiv edhe pa top dhe të lëvizin më shumë përpara, përderisa dëshiron t’i shohë ata duke luftuar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...