Flamuri i Kosovës në krye të manifestimit për paqe në Rio [foto/video]

6 Gusht 2016 - 22:51      

Një grup personash me shumë flamuj në duar e me thirrje për paqe kanë marshuar në afërsi të Stadiumit Olimpik “Maracana” në Rio.

Flamuri i Kosovës është vendosur fare pranë atij të shtetit nikoqir të Lojërave Olimpike, Brazilit, raporton nga Rio i dërguar i Grupit KOHA, gazetari Xhemajl Rexha.

Pjesëmarrësit kanë thënë se e kanë shfrytëzuar grumbullimin e madh të njerëzve për të bërë thirrje për më shumë dashuri për Jezusin, që ka statujën mbi qytet, dhe për paqe në botë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...