Olmipistja e parë amerikane me mbulesë

6 Gusht 2016 - 22:42      

Ibtihaj Muhammad është atletja e parë me mbulesë që përfaqëson SHBA-të në Lojëra Olimpike.

30 vjeçarja, e cila garon në skermë është pjesë e ekipit të SHBA-ve në Rio 2016, shkruan Independent.

Ajo e ka marr vëmendjen e mediave që kur ishte kualifikuar për LO në muajin shkurt, kurse ishte atletja e dytë më e votuar nga bashkëkombasit e saj atletë për bartur flamurin e Amerikës në ceremoninë hapëse, transmeton Koha.net.

Muhammad kishte lindur në Neë Jersey në një familje sportive. Vëllai i saj luante futboll, kurse e motra e saj është sportiste në skermë.

Ajo ka provuar disa sporte në moshën e re, por nëna e saj e kishte këshilluar që merrej me skermë edhe për shkak të uniformës.

“Ishte shumë e rëndësishme për nënën time që të më mbante aktive, ajo e kishte parë se sa e emocionuar isha në sport, dhe ajo donte që të merresha në sport duke respektuar edhe mbulesën”, ka thënë ajo për Ellen DeGeneres.

Muhammad kishte filluar të merrej me skermë që në moshën 13 vjeçare.

Edhe ajo si shumë myslimanë ishte paragjykuar për shkak të fesë në një incident në një festival të filmit në muajin mars. Ajo kishte marr vëmendjen kombëtare pasi kishte reaguar përmes një postimi në Tëitter, duke treguar se i ishte kërkuar që të hiqte mbulesën për të qenë pjesë e kësaj ngjarje.

Ajo ka thënë se shumë herë ishte ndier e pasigurt në SHBA.

“Jam shumë e zëshme për këto gjëra, sepse dua që njerëzit ta dinë se nuk jam ndonjë gjë e re, nuk jam e veçantë në ndonjë mënyrë. Jam një grua që veshi mbulesë dhe këto janë përvojat e mia”, është shprehur ajo.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...