Foto: Koha

Urata Rama: Emocionet ndikuan në paraqitjen time në Rio

6 Gusht 2016 - 20:19      

Pas eliminimit nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ shenjëtarja kosovare, Urata Rama ka thënë se emocionet e mëdha që kishte si sportistja e parë që përfaqëson Kosovën në LO ishin ato që ndikuan në paraqitjen e saj.

Këto komente ajo i bëri në një intervistë për televizionin publik.

“Unë isha sportistja e parë që garova në Rio dhe padyshim që emocionet ishin të mëdha, kjo ndoshta bëri që unë të mos kem rezultate të mira”, ka thënë Rama.

Rama nuk arriti pikët të sigurojë kalimin tutje, pasi përfundoi garën me 402 pikë. Pas 4 serive me nga 10 gjuajtje arriti rezultatin përfundimtar me 402.3 pikë.

Nga 51 garuese përfundoi e 48-ta. Rekordi i saj mbetet 409.4 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...