
6 Gusht 2016 - 19:02
Ceremonia, që ka zgjatur disa orë, ka qenë e jashtëzakonshme dhe sportistët, duke përfshirë edhe ata kosovarë, e kanë shijuar atë maksimalisht, raporton KTV.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga djali i tij, Endriti.
Disa orë pas hapjes festive, Urata Rama ka qenë e para që ka ngritur lart flamurin e Kosovës në Rio, duke garuar në 10 metra gjuajtje në shenjëtari.
Pas një gare që ka zgjatur rreth 50 minuta, Urata është dëshpëruar, teksa nga 51 garuese, ka lënë mbrapa vetëm tri.
Ajo s’ka pranuar të flasë, por trajneri i saj, Ali Pllana, ka thënë se rezultati ka qenë i pritshëm.
Presidenti Thaçi nuk i ka parë nga afër asnjërin prej dy sportistëve kosovarë që kanë garuar të shtunën. Por, pritet ta bëjë këtë për Majlindën, të dielën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...