E dëshpëruar me rezultat, Rama nuk pranon të flasë për mediat kosovare

6 Gusht 2016 - 14:32      

Shenjëtarja kosovare Urata Rama pas eliminimit nga Lojërat Olimpike nuk ka pranuar të flasë për mediat kosovare shkaku i dëshpërimit nga rezultati, raporton i dërguari i grupit KOHA në Rio, gazetari Xhemajl Rexha.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti pikët për të siguruar kalimin tutje. Ajo përfundoi garën me 402 pikë

Pas 4 serive me nga 10 gjuajtje arriti rezultatin përfundimtar me 402.3 pikë. Nga 51 garuese përfundoi e 48-ta. Rekordi i saj mbetet 409.4 pikë.

Trajneri i saj Ali Pllana për KTV-në ka thënë se ishte rezultat i pritur, derisa ka shtuar se në Kosovë nuk është investuar shumë në këtë sport.

“Rezultat i pritur, por në përgjithësi jam i kënaqur”, ka thënë Pllana për Kohën.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...