Wenger: Paratë nuk janë problem për Arsenalin

6 Gusht 2016 - 12:06      

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të qetë sepse klubi është në kërkim të lojtarëve të rinj.

Londinezët janë në treg për një mbrojtës dhe sulmues. Transferimi kryesor i Arsenalit deri më tani është mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili u transferua për 30 milionë funte.

Wengeri ka insistuar se paratë nuk janë problem për Arsenalin kur bëhet fjalë për joshjen e emrave të mëdhenj në Emirates Staduym, kriteret e francezit janë kualiteti, të cilin nuk po e gjen ende.

“Nuk bëhet fjalë për paratë, por lojtarët. Për momentin jemi të përqendruar në lojtarët që kemi. Sot nuk i patëm Ramseyn, Xhakën, Sanchezin – ai do të luajë të dielën. Ne do të kemi edhe Ozilin, Giroudin dhe Koscielnyn”, ka thënë Wenger pas fitores 8 me 0 ndaj Viking.

“Ne gjithashtu kemi lojtarë të rinj dhe po luajnë mirë. Nuk kemi panik, por jemi të gatshëm për transferime dhe presim që të reagojmë kur të vijë momenti. Paratë kurrë nuk janë problem nëse ju paguani atë që kërkohet”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...