Akuza për mashtrim brenda ekipit shqiptar në Rio

6 Gusht 2016 - 11:13      

Pak përpara startit të lojërave olimpike Rio 2016-të, skuadra shqiptare duket e përçarë dhe për fat të keq duke implikuar një nga 6 sportistët pjesëmarrës si peshëngritësi Briken Çalja.

Në rrjetin e tij në "Facebook", ai ka publikuar një akuzë ndaj presidentit të komitetit olimpik Viron Bezhani, duke përdorur fjalë fyese për një deklaratë që sipas peshëngritësit është gënjeshtër. Bëhet fjalë për bursën olimpike që Briken Calja ka deklaruar se nuk e ka përfituar, ndërkohë që vetë presidenti Bezhani, në një intervistë për Top Channel sqaron arsyet.

“E kam thënë hapur se nuk mundet që sot për sot Brikeni të marrë bursë. Ai nuk mund të marrë bursë për shkak të dënimit që ai ka pasur. Unë nuk kam thënë që Brikenit i kemi dhënë bursë. Kam thënë Federatës i kemi dhënë bursë”, shprehet Viron Bezhani, president i KOKSH.

Sipas Bezhanit kjo është një situatë e pakëndshme mes së cilës është përfshirë në mënyrë të padrejtë një nga sportistët olimpik i cili në këtë mënyrë më tepër shpërqendrohet në prag të garës se sa i shërben atyre që e kanë nxitur.

“100% është shtyrë nga dikush tjetër. Brikeni nuk e di që ato lek nuk janë fare të Komitetit Olimpik, as të shtetit shqiptar, janë lek që vijnë nga ndërkombëtarët. Nuk është mirë, jo vetëm për Brikeni, por edhe për sportin dhe momentin ku ndodhemi ne. Vëmendja më e madhe duhet të kushtohet te stërvitja. Pritshmëria është të Brikeni dhe te Luiza,” ve ne dukje Bezhani.

Ndërkohë në prag të ceremonisë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar thekson se kuqezinjtë ndryshe nga e shkuara, në këto Lojëra Olimpike nuk janë thjesht për pjesëmarrje.

“Sot ne shkojmë ballë hapur edhe për të fituar. Kur them për të fituar, them për të bërë një paraqitje dinjitoze”, shprehet Presidenti i KOKSH.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...