Flamuri i Kosovës prek qiellin e Rios

6 Gusht 2016 - 08:18      

E premtja nisi me ngritjen e flamurit të shtetit në Fshatin Olimpik, ku janë vendosur edhe flamujt e 206 delegacioneve të tjera të botës dhe u mbyll me ceremoninë hapëse të Lojërave të para në Amerikën e Jugut dhe të parat për Kosovën e Sudanin Jugor. Kosova do të prezantohet me tetë sportistë në Rio dhe me një konkurrente të fortë për medalje olimpike - Majlinda Kelmendin, shkruan sot Koha Ditore.

Dita e premte nuk ishte e zakontë për Kosovën, aq më pak për sportistët e saj që do ta përfaqësojnë në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Ajo nisi me ngritjen e flamurit të shtetit në Fshatin Olimpik, ku janë vendosur edhe flamujt e 206 delegacioneve të tjera të botës dhe u mbyll me ceremoninë hapëse të Lojërave të para në Amerikën e Jugut dhe të parat për Kosovën e Sudanin Jugor, që kanë pak vite që kanë shpallur pavarësinë.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Kosovës në Fshatin Olimpik u përcoll me emocione në fytyrat e të pranishmëve. Në ceremoni, pos sportistëve dhe zyrtarëve të sportit që kanë udhëtuar në Rio, ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast u intonua edhe himni i Kosovës.

"Gjithçka ka shkuar shumë mirë deri më tash", ka thënë për gazetën Jeton Rudari, atashe medial i KOK-ut për "Rio 2016". "Po presim debutimin e sportistëve tanë. Natyrisht, shpresat janë që të kthehemi me medalje në Kosovë". (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...