Nis ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike

6 Gusht 2016 - 01:14      

Ka nisur ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016”, në të cilat për herë të parë merr pjesë Kosova.

Ceremonia e hapjes është duke u mbajtur në stadiumin legjendar të Brazilit “Maracana”.

Tetë garuesve kosovarë pritet t’u prijë Kampionia e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi.
Kosova në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë.
Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.

Musa Hajdari e Vijona Kryeziu do të garojnë në atletikë, Lum Zhavelli e Rita Zeqiri në not, Qëndrim Guri në çiklizëm e Urata Rama në shenjëtari.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...