Trajneri i kampionit të Anglisë ka harruar sezonin e kaluar

5 Gusht 2016 - 22:11      

Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka thënë të ketë harruar sezonin e kaluar dhe fokusi i tij është në sezonin e ri të Premier Ligës.

“Dhelprat” sezonin e kaluar fituan titullin e Premier Ligës, vetëm një vit pas shmangies së rënies nga liga.

Leicesteri këtë të diel do të përballen me Manchester Unitedin për Community Shield dhe këtë sezon ata marrin pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

Duke folur për përballjen me Unitedin në Wembley, Ranieri ka thënë “Ne kemi ambicie, por e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Kam harruar se çfarë ka ndodhur sezonin e kaluar. Tani jam i përqendruar në sezonin e ri”.

“Të gjithë menaxherët dhe lojtarët duan të luajnë në Wembley. Është njëri prej stadiumeve më të famshëm në botë. Kjo nuk është miqësore. Do të japim maksimumin dhe këtë do ta bëjë edhe Manchester Unitedi”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...