Siguria në Rio, Brazili i gatshëm për çdo skenar

5 Gusht 2016 - 12:29      

E brengosur nga sulmet e mundshme terroriste në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, Qeveria e Brazilit është duke punuar ngushtë me autoritetet amerikane dhe me shërbimet inteligjente për të identifikuar kërcënimet dhe për të parandaluar ndonjë katastrofë potenciale në Lojërat Olimpike.

Me gjithë betejat famëkëqija me krimin e dhunshëm, Brazili kryesisht është kursyer nga sulmet terroriste që kanë tronditur botën në vitet e fundit, ku zyrtarët brazilianë për kohë të gjatë kanë hedhur poshtë cenueshmërinë e vendit nga ekstremizmi, shkruan NYT.

Por, xhihadistët janë duke bërë thirrje për sulme në Lojërat Olimpike, si vazhdimësi e vrasjeve në Evropë, SHBA dhe në vendet e tjera gjatë vitit të fundit, përfshirë edhe masakrën e 130 personave në Paris vitin e shkuar, përcjell Koha Ditore.

Kështu që janë ngritur brengat për përgatitjet e Brazilit në aspektin e sigurisë për Lojërat Olimpike. Amerikanët kanë stërvitur njësitin brazilian antiterror në sulme kimike dhe biologjike. Ata janë duke i ndihmuar që të identifikohen shënjestrat e lehta si restorantet, klubet e natës dhe qendrat tregtare që janë dukshëm larg arenave olimpike mirë të siguruara... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...