IOC-i jep lejen për pjesëmarrjen e 271 sportistëve rusë

5 Gusht 2016 - 09:50      

Zyrtarët olimpikë, të enjten, u kanë dhënë leje për të garuar 271 sportistëve rusë në Lojërat Olimpike "Rio de Janeiro 2016", vetëm një ditë para ceremonisë hapëse.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve TASS, që ka cituar kreun e Komitetit Olimpik të Rusisë, Alexander Zhukov, shkruan Reuters.

Boksierët rusë, tenistët, xhudistët dhe shenjëtarët janë në mesin e atyre që kanë marrë leje në minutën e fundit nga paneli i IOC-it prej tre anëtarëve që është caktuar për të rishikuar edhe njëherë secilin nga sportistët rusë që ishin liruar nga federatat sporteve ndërkombëtare për të garuar, përcjell Koha Ditore.

"Ne kemi marrë dokumentet për lejimin e rreth 271 sportistëve", ka thënë Zhukov. Kjo shifër është rreth 70 për qind e 387 sportistëve rusë sa ishin planifikuar të udhëtonin në Lojërat Olimpike "Rio 2016"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...