
5 Gusht 2016 - 08:41
Flamuri shqiptar me shqiponjën e zezë në mes shfaqet në çdo kënd të kryeqytetit, Prishtinës. Nga ana tjetër, në Mitrovicë, mburoja qëndron në mënyrë provokuese në veri, në fund të urës famëkeqe, e cila ndan këtë qytet në baza etnike, shkruan BBC.
Por, tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës, është i dyti më i preferuar nga pjesa më e madhe e popullsisë së këtij shteti, përcjell Koha Ditore.
Dizajni i pakëndshëm i flamurit nuk ngjall ndonjë përkushtim. Ai duket si një gënjeshtër diplomatike - hije blu e padëmshme (e kuqja shqiptare ishte jashtë diskutimit), me një përfaqësim grafik të kufijve të shtetit (një paralajmërim kundër çdo ndryshimi të mundshëm në të ardhmen) dhe gjashtë yje (që simbolizojnë grupet më të mëdha etnike të Kosovës).
Xhudoja favorite
Mirëpo, në Rio, ky flamur do të valëvitet për herë të parë në Lojërat Olimpike. Dhe do të bartet nga një sportiste, e cila është favoritja kryesore për medaljen e artë në kategorinë që garon. Kjo është Majlinda Kelmendi, kampionia e dyfishtë e botës dhe Evropës... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...