Urata Rama, sportistja e parë që përfaqëson Kosovën në “Rio 2016”

4 Gusht 2016 - 20:24      

Shenjëtarja Urata Rama është sportistja e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Rama do të garojë në ditën e parë të Lojërave Olimpike në kualifikimet në garën me pushkë prej dhjetë metrave distancë.

Gara në të cilën do të marrë pjesë Rama nis prej orës 13:30 të shtunën, sipas kohës sonë lokale.

Pas saj do të garojë çiklisti Qëndrim Guri në finalen të garës së rrugës prej orës 14:30.

Kosova në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë.

Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.

Musa Hajdari e Vijona Kryeziu do të garojnë në atletikë, Lum Zhavelli e Rita Zeqiri në not, Qëndrim Guri në çiklizëm e Urata Rama në shenjëtari.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...