4 Gusht 2016 - 14:07
Can, 22-vjeçar, sezonin e kaluar është paraqitur rregullisht për Liverpoolin, duke realizuar 39 paraqitje në të gjitha garat.
Gjermani ka thënë se dëshiron të lërë shenja te klubi anglez si njëri prej liderëve të Liverpoolit.
“Kam luajtur shumë ndeshje për Liverpoolin, por e di se jam shumë i ri. Duhet ta tregoj pjekurinë në fushë”, ka thënë Can për Liverpool Echo.
“Mund të them se jam një lider, por duhet ta shfaq këtë. Natyrisht ne kemi liderë tjerë si Henderson dhe Milner. Të gjithë duam të jemi aty”.
I pyetur nëse mund të mbushë zbrazëtinë e lënë nga Gerrard, Can ka thënë: “Ky do të jetë nder i madh. Kam respekt për të, mirëpo deri më tani nuk jam në nivelin që kishte ai sa luajti për Liverpoolin”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...