Lindja e një vendi të sportit

4 Gusht 2016 - 12:00      

Pesë unaza zbukurojnë një pishinë të mbyllur, që më herët ka qenë fabrikë e ngjyrës. Por, deri te Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro ka qenë një rrugë e gjatë për Rita Zeqirin.

Me vite, babai i saj e ka dërguar për stërvitje në Maqedoni rreth dy orë rrugë deri në Shkup, rrëfen notarja 20-vjeçare nga Prishtina.

"Në Kosovë me vite nuk ka pasur një pishinë të mbyllur. Kur me nëntë vjet nisa të notoj, kam stërvitur në një pishinë të vogël 15 metërshe të hotelit. Kur u mbyll ajo pishinë, u desh të udhëtoja jashtë vendit", rrëfen Zeqiri.

Pishina e saj e re stërvitore, ka vetëm katër korsi, por me 25 metra madhësi, prapë ka së paku gjysmën e përmasës së një pishine olimpike. Vetëm kur babai i saj para dy viteve ktheu fabrikën e tij në një pishinë të mbyllur për klubin e notit të krijuar nga ai Step, Zeqiri mund të stërvitë në vendin e saj. Vetëm falë përkrahjes së familjes së saj, ka qenë e mundur që të vazhdojë me not, thotë studentja e juridikut. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...