Kosova ndër 6 vendet me shpërblimet më të mëdha për medalje

4 Gusht 2016 - 10:00      

Kosova, për nga numri i sportistëve në Lojërat Olimpike "Rio 2016" futet në grupin e shteteve të vogla, me delegacion njëshifror. Por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për shpërblimet në rast të rrëmbimit të ndonjë medaljeje olimpike.

Sa u përket shpërblimeve për medalje olimpike, Kosova futet në mesin e gjashtë shteteve të botës që paguajnë më së shumti për sukses në LO "Rio 2016".

Shteti i Kosovës jep 100 mijë euro për medaljen e artë, 60 mijë euro për të argjendtën dhe 40 mijë euro për medaljen e bronztë. Me këto shpërblime, Kosova lë prapa shtetet e mëdha dhe të fuqishme financiarisht si SHBA-ja, Gjermania e Franca. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...