Bunjaki, letër lojtarëve me poezinë e Podrimjës

4 Gusht 2016 - 08:34      

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, dëshiron të përdorë çdo mjet për të bindur futbollistët kosovarë që t'i kthehen vendlindjes së tyre apo të të parëve të tyre, shkruan Koha Ditore.

Dhe me eliminatoret për botërorin "Rusia 2018" një muaj larg, ai ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dërguar një mesazh të fuqishëm tek ata, që ende nuk e kanë ndarë mendjen të luajnë për Kosovën.

Ai ka përdorur poezinë e poetit të madh Ali Podrimja "Unë, Biri Yt, Kosovë", në letrën e tij publike dërguar lojtarëve, duke shpresuar se kjo do t'i ndihmojë ata të binden të luajnë për Kosovën.

Letra publike e Bunjakit nis me vargjet: "Unë biri yt Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura, t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kulluara, ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta e të shpërthej do si vullkan:- më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. Unë biri yt.".

Përfundi poezisë së Podrimjës, Bunjaki ka shkruar edhe ca rreshta vet, për të përforcuar mesazhin e letrës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...