3 Gusht 2016 - 14:56
Kështu nis shkrimin, agjencia e lajmeve Reuters, e cila ka në fokus, dy atletët, Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari, të cilët janë në mesin e tetë atletëve të Kosovës që do të marrin pjesë në olimpiadën e Brazilit.
Reuters përshkruan rrugën e dy atletëve të cilët stërviten në malet e Roganës, por edhe vështirësitë me të cilat ata janë hasur, në mungesë të një shtegu modern të atletikës, raporton KTV.
“Na mungon gjithçka, përveç dëshirës për të garuar. Kur them gjithçka, ju mund të shihni kushtet në të cilat punojmë. Vendet e tjera në këto kushte nuk do të mendonin te merreshin me sport, e lëre më të shkojnë në Lojëra Olimpike”, ka thënë trajneri i atletëve Zijadin Kryeziu.
Vijona do të garojë në disiplinën 400 metra, ndërsa Musa Hajdari në atë 800 metra.
Ka qenë një vit i madh për Kosovën, kur u ndërkombëtarizua edh futbolli në UEFA dhe FIFA.
Lojërat e Rios do të jenë të parat për sportistët, të cilët do të garojnë me flamurin e Kosovës, vendit që nëntë vjet më parë shpalli pavarësinë.
“Po ndihem shumë mirë dhe i lumtur që do të garojë në Rio. Është hera e parë për mua dhe për Kosovën. Është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe për mua”, thotë Hajdari.
Reuters citon edhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili thotë se ky është moment historik dhe se po thyhet izolimi shumëvjeçar.
Ai i dorëzon flamurin e Kosovës, kampiones së dyfishtë të botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, e cila katër vite më parë garonte për Shqipërinë, tani ai do të mbajë flamurin e Kosovës në hapje të Lojërave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...