Morina, kosovari që ëndërron të luajë kundër Kosovës

3 Gusht 2016 - 09:07      

Ka luajtur në Kosovë, por shpreson të luajë kundër Kosovës në eliminatoret e "Eurobasket 2017". Është ky Gëzim Morina, i cili do të jetë të mërkurën në mesin e basketbollistëve që do t'i nisin përgatitjet te Përfaqësuesja e Sllovenisë për eliminatoret e radhës.

Morina është përfshirë në listën prej 16 lojtarëve, të cilët do të konkurrojnë për një vend në 12-shen finale që do të luaj në eliminatoret që nisin më 31 gusht dhe përfundojnë më 17 shtator.

Morina ka pasaportë të Sllovenisë, kurse në këtë shtet është transferuar para tetë vjetësh nga Kosova për t'u zhvilluar si basketbollist. Ai ka luajtur për gjeneratat e reja të Sllovenisë para se të ftohej në ekipin e parë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...