Prishtina gjobitet me 52 mijë euro nga FIBA, Peja me 33 mijë

3 Gusht 2016 - 08:43      

Sigal Prishtina e Peja nuk do të mund të llogarisin në gjithë buxhetin që kanë për stinorin që po vjen. Një pjesë të buxhetit duhet të ndajnë edhe për lojtarët e trajnerët që i kanë përzënë nga klubi më herët.

Kampionia Prishtina dhe nënkampionia Peja, do të paguajnë dëmshpërblime të majme shkaku i mosrespektimit të kontratave me ish-basketbollistët e huaj gjatë tri edicioneve të fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina ka humbur betejën me një basketbollist - Nate Bowie dhe një trajner të huaj - Ceyhun Cabadak në Tribunalin Arbitrar të Basketbollit (BAT) në kuadër të FIBA-s, derisa Peja ka humbur betejën me një basketbollist - Frederick House. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...